49 vjeç dhe në super formë, Naomi Campbell zbulon dietën "e egër" (FOTO LAJM)

Naomi Campbell dhe pse është 49 vjeçe ajo vazhdon të jetë një nga ikonat e pasarelave.

Linjat e saj trupore janë perfekte dhe supermodelja ka një trup për tu pasur zili.

Por kush është sekreti i trupit të saj elegant.Naomi ka rrëfyer se ha vetëm një vakt të ditë, atë të drekës ndërsa vetëm të dielën e lejon veten të ‘llastohet’ me ëmbëlsira.

“Ha vetëm drekë. Dreka është edhe darka ime sepse me të vërtetë ushqehem vetëm një herë në ditë. Të dielën marr veten më të mirë, bëj ëmbëlsira, kek dhe puding,”– tha ajo.

Ndërsa më pas supermodelja shtoi: “Ushqehem kur më hahet dhe nuk e lë veten të vdes nga uria. Nëse një ditë nuk dua të ha, nuk ha dhe pi ujë ose lëng frutash. Varet sesi ndihem. Kur është nxehtë thjesht dua të pi një lëng. Asnjëherë nuk është e planifikuar. Mund të jetë një ditë, mund të jetë dy ditë në javë.”

Shtuar më 24/04/2020, ora 09:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori