Nisin hetimet: Ndeshja e javës së fundit e sezonit të kaluar në La Liga ishte e trukuar? (VIDEO)

Mediat në Spanjë kanë raportuar se kanë nisur hetimet e hollësishme për dyshimet e ngritura se ndeshja e sezonit të kaluar mes Getafes dhe Villarreal ka qenë e trukuar.

Getafe ka qenë duke luftuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, por kur Valencia në javën e fundit mposhti Valladollid ndeshja për ta më nuk kishte asnjë rëndësi.

Në fund, ndeshja mes Getafes dhe Villarreal përfundoi 2:2. Një pjesë e madhe e publikut kanë dyshuar në rregullsinë e kësaj ndeshje, kështu që tani një hetim veç është hapur.

Menjëherë pas hapjes së hetimeve të dy ekipet janë reaguar duke hedhur poshtë të gjitha hetimet.


Shtuar 17.05.2020 16:33