EMRI/ Shpallet fituesi i “Kënga Magjike 2022”

Ka mbyllur siparin edhe për këtë vit festivali “Kënga Magjike. Fitues i çmimit të parë u shpall këngëtarja Marsela Çibukaj.

Pas 3 mbrëmjesh gare, në skenën e Pallatit të Koncerteve mbrëmjen e kësaj të shtune, në këtë Grand International Final u ngjitën 23 artistë, 13 shqiptarë dhe 10 të huaj.

Veç çmimit të madh u dhanë çmime edhe për muzikën më të mirë shqiptare, të huaj dhe për artistët e rinj më të mirë./albeu.com