Situata “e nxehtë” në Veri, Escobar njofton konferencën urgjente

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, nesër më 16 qershor, do të mbajë një konferencë online me gazetarët.

Mësohet se konferenca do të zhvillohet në orën 15:00.

Escobar me gazetarët do të bisedojë rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi.

Të marten, në Mitrovicën e veriut policia e Kosovës ka arrestuar udhëheqësin e “Mbrojtjes Civile” Milun Millakoviq, i njohur si “Lune”.

Kurse, gjatë ditës së djeshme janë rrëmbuer tre policë nga ana e njësisë speciale të Serbisë “Kobra”.


Shtuar 15.06.2023 10:54