40 vjeç dhe "bombë", Kim Kardashian zbulon "sekretin" kundër plakjes (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, Kim Kardashian festoi 40 vjetorin e lindjës, ndërkohë së fundmi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa imazhe ku shfaqej në një plazh e veshur me bikini. Sipas mediave të huaja, ajo ndodhej në një ishull privat në Karaibe me miqtë dhe familjen e saj për të festuar 40 vjetorin.

“Kjo është 40”, ka shkruar Kim krahas fotove në të cilat shfaqet tejet joshëse. Nëna e katër fëmijëve nuk bëri një festë të madhe në Los Angeles, por si duket e kurseu argëtimimin javën e kaluar për një “arratisje” me njerëzit më të afërt të saj. Kim ka folur së fundmi dhe për frikën nga plakja ndërsa tashmë ka mbushur 40-vjeç.

Kur u pyet nëse ka frikë nga plakja, Kim tha: “Çdo ditë. Unë isha duke darkuar me nënën time mbrëmë për ditëlindjen e saj. Po flisnim për të njëjtën gjë. Padyshim që ka të bëjë me mençurinë. Ka një ndjenjë qetësie dhe mençurie që merr nga jeta. Por gjithashtu thjesht ta shpif. Nuk është e lehtë. Unë do të sillem sikur plakja nuk ekziston për mua.”, tha Kim.

Ylli televiziv gjithashtu foli dhe për produktet e ndryshme kundër plakjes, për të cilat thotë se nuk i përdor vetëm për fytyrën, por edhe për trupin për ta mbajtur lëkurën të freskët dhe rinore. “Unë gjithmonë vendos në plan të parë kujdesin për lëkurën. Mendoj se është domosdoshmëri të përdorësh kremra dhe serume për fytyrën, qafën, gjoksin, këmbët dhe krahët.”, tha ajo.
Shtuar më 27/10/2020, ora 23:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori