4 vite pa lyer flokët, Ronela Hajati merr më në fund vendimin të ndryshoj look (FOTO LAJM)

Kur flasim për Ronela Hajatin na vijnë menjëherë ndërmend hitet e saj dhe po ashtu klipet e guximshme që artisjta bën herë pas here. Asaj i pëlqen të dalë jashtë kornizave sa i përket look-ut dhe gjithnjë shfaqet ndryshe.

Së fundmi Ronela ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku poston vazhdimisht foto dhe video në instagram, ku numëron fansa të shumtë. Ronela njihet si një vajzë ekstravagante, por kur vjen fjala tek lyerja e flokut, ajo na tregoi një fakt interesant.

Gjatë një videoje të postuar nga vetë këngëtarja, ajo ka pohuar faktin se ka plot katër vite pa i lyer flokët. Ronela vendosi kështu të bëjë një ndryshim të vogël, pasi në video dëgjohet të thotë:"Katër vite pa lyer flokët por ma mbushën mëndjen ta bëj këtë. Meqë jemi jashtë shtetit, pse jo",-dëgjohet të thotë artistja teksa dikush ia lyen ato.



Shtuar më 06/10/2019, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori