4 ditë pas publikimit, "Fustani" i Elvanës dhe Capital T kryeson top listat muzikore(FOTO & VIDEO)
4 ditë më parë u publikua bashkëpunimi më i fundit i
Elvana Gjatës dhe Capital T "
Fustani". Ky projekt u kthye menjëherë në hitin e momentit, duke pushtuar zemrat e ndjekësve në të gjithë botën.
Kënga ka arritur mbi 2 milionë klikime në Youtube. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram,
Elvana ka treguar se
kënga “
Fustani” është në vendin e parë të këngëve trend në ‘Youtube’ në Zvicër.
Elvana gjithashtu ka falënderuar fansat e saj për mbështetjen që i kanë dhënë.
Por “
Fustani” nuk është “
trending” vetëm në Zvicër, pasi edhe në vendin tonë është
kënga që po dëgjohet më së shumti, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut është numri 2 në “
trending”.
Shtuar më 02/07/2019,
ora 15:32