Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
2Po2 tregon pse nuk ka bërë bashkëpunim me Noizyn
2Po2 është një nga reperët më të njohur në Shqipëri dhe Kosovë dhe në lajmërimin e tij të fundit ka vendosur të surprizojë ndjekësit e tij duke publikuar versionin akustik të disa prej hiteve të tij.

Lidhur me këtë fakt, Besniku është ftuar në emisionin “Thumb” për të folur rreth këtij projekti ndryshe dhe shumë interesant që ai ka bërë.

Ndër të tjera, 2po2">2po2 është pyetur se pse nuk ka bashkëpunuar kurrë me Noizy-n, ndërkohë që me reperët e tjerë më në zë ai ka bërë të paktën një bashkëpunim.

“Nuk kam hatërmbetje, nuk e njoh e nuk kam pasur rastin ta takoj ende…”, – ka qenë përgjigjja e tij, duke hedhur poshtë aludimet se ai mund të ketë ndonjë konflikt me Noizy-n. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori