2po2 tregon për herë të parë për sherrin me Ledionin
Në “Thumb” të kësaj jave ka qenë i ftuat reperi i njohur 2Po2 i cili ka folur për projektet e tij verore dhe gjithashtu për lançimin e përmbledhjes akustike “Future”.

Veç kësaj, Besniku është pyetur nga gazetaret për një sherr që ka pasur me “Top Channel”, pasi një periudhë ky sherr u diskutua së tepërmi, por më pas në janar të këtij viti ai ka qenë në krye të klasifikimeve të “Top Aëards”.

2po2">2po2 ka sqaruar se konflikti ka qenë vetëm me Ledionin dhe jo me “Top Channel”-in.

Nuk isha në sherr me “Top Channel”, isha në një konflikt të vogël me profesionalizmin e Ledionit për diçka që nuk duhej ta bënte, por biseduam dhe çdo gjë është mirë”,- ka shpjeguar ai.

Pra, tashmë duket se Ledioni dhe Besniku nuk kanë më keqkuptime me njëri-tjetrin /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori