“25 milionë ndjekës! Zyrtarisht sot po ndihem vajza më fatlume në botë”, shkroi
Lady Gaga në profil të premten.
Ajo është personi i parë që arriti shifrën e 25 milionë ndjekësve në
Twitter.
26-vjeçarja ka rreth 2 milionë e gjysmë ndjekës më shumë se sa Justin Bieber, i cili renditet i dyti në klasifikimin e “followers”-ave.
Lady Gaga ka fituar shumë
fansa me anë të veshjeve ekstravagante në skenë dhe jashtë saj.
Shtuar më 01/06/2012,
ora 17:12