24 fëmijë rregjistrohen me emrin Zaho, në trend emri i djalit të Ramës
Pëlqej
Emrat e vjetër shqiptarë, duket se po rrikthehen sërish në modë dhe këtë tentativë po e bëjnë çiftet e reja. Tashmë është fakt se emri i djalit të kryeministrit është shndërruar në trend, në më shumë se 20 ditë nga lindja e tij.

Që pas 20 korrikut deri më sot, rreth 24 fëmijë janë rregjistruar me emrin Zaho në të gjithë Shqipërinë. Burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije për “GSH” se prindërit kanë dashur t’i regjistrojnë fëmijët me emrin Zaho jo vetëm për shkak të djalit të çiftit kryeministror, por edhe për të rrikthyer edhe njëherë në modë emrat e vjetër shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori