22 milion klikime brenda një dite, nami me trailer-in e Game Of Thrones (VIDEO)
Kushdo që është ndjekës i zjarrtë i një prej prodhimeve më të suksesshme kinematografike të kohëve të fundit, e kupton shumë mirë që bëhet fjalë për trailer-in e sezonit të tetë të “Game of Thrones”. Videoja zyrtare u publikua dje nga HBO dhe në vetëm 24 orë, arriti të numëronte më shumë se 21 milionë klikime duke u kthyer në #1 në Trending në YouTube në shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

1. Videoja hapet me Arya Stark, e cila vrapon e frikësuar dhe duket se ndiqet nga dikush, ose diçka. ǒgjë mund ta frikësojë Arya-n, një personazh që nuk frikësohet kurrë?! Vdekja...The White Walkers.

Me shumë mundësi kjo skenë është një pjesë e betejës me White Walkers, pasi Arya është e gjakosur në pjesën e ballit dhe të kraharorit shkruan anabel
.

Për më tepër, mban në dorë një thikë me dragonglass (material shumë i rrallë, prej të cilit prodhohen armët për të vrarë White Walkers ose Wights-të vdekurit që ngjallen nga The Night King).

2. Teksa Jon Snow dhe Daenerys Targaryen mbërrijnë në Winterfell, një djalë i vogël i sheh.

Ai është shumë i ngjashëm me Bran Stark, në sezonin e parë.

3. Jon shihet të qëndrojë para pemës Weirwood, në të njëjtin vend ku Eddard Stark ishte në sezonin e parë së bashku me bashkëshorten, Catelyn.

4. Lord Varys gjendet i frikësuar brenda mureve të Winterfell, së bashku me Gilly-n (prapa, majtas).

5. Vëmendje! Tormund Giantsbane dhe Beric Dondarrion janë ata? Hera e fundit që u panë ishte në momentin kur Night King goditi murin (Wall) me dragoin Viserion. Mesa duket kanë shpëtuar.

6. Në një tjetër pjesë, Jon dhe Daenerys shihen të qëndrojnë para dy dragonjve të përulur. Pra, Jon do të drejtojë Rhaegal, që u quajt bazuar në emrin e Rhaegal Targaryen, babait të tij.

7. Melisandre nuk shihet në asnjë moment dhe kjo gjë ngjall dyshime.

8. Në sezonin e shtatë, Cersei Lannister u tha se ishte shtatzënë. Por ja tek është, e përlotur duke pirë një gotë verë. Nuk është më shtatzënë apo nuk ishte kurrë?!

Premiera e sezonit final është më 14 prill. #WinterIsComing
Shtuar më 06/03/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori