2018, viti i Bebe Rexhës
Pëlqej
Këngëtarja me origjinë shqiptare i ka suprizuar të gjithë, duke u bërë vajza e parë në botë që kryeson listën e “Billboard” për muzikën “Country”.

Bebe Rexha, përveç koncerteve dhe prezantimeve, ka publikuar edhe mini-albumin e saj të tretë “All your fault pt.2”

Viti 2018-të do të nisë për Beben me mini-albumin e katërt, i cili do të publikohet në mesin e vitit të ardhshëm dhe do të mbajë titullin “Expectations”.

Një tjetër projekt shumë i rëndësishëm për këngëtaren me origjinë shqiptare, i cili po pritet me padurim edhe nga fansat, është bashkëpunimi i saj me Rita Orën dhe Charli XCX.

Ata do të sjellin një këngë me titull “Girls” dhe pritet të jetë një sukses i vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori