20 vite më pas Lewinsky tregon skandalin: I tregova tangat Clintonit që ditën e parë të punës

Kanë kaluar rreth 20 vite, që nga skandali seksual mes Monica Lewinsky dhe Bill Clinton.

Tani, Monica ka vendosur të rrëfehet për herë të parë për marrëdhënien e saj me ish-presidentin amerikan.

Gjithçka nisi në takimin e parë të tyre, më 14 nëntor 1995.

Ajo filloi punë në Presidencë, ku do merrej me telefonatat.

Por atë ditë bëhej një festë surprizë për një punonjës të stafit të Clinton, dhe ajo padashur kishte ekspozuar tangat, në prani të Bill Clinton.

Ajo e kuptoi që kishte ekspozuar tangat dhe kur kaloi Clinton, u ekspozua edhe më shumë.

Ndërsa kur i shkoi në zyrë pak më vonë, ai i buzëqeshi dhe të dy përfunduan në një dhomë të errët duke u puthur.

Monica nuk e përmbajti dot veten dhe i tha presidentit se i kishte rënë në kokë për të.

Pas puthjeve, iu kthye punës, por nga aty nisi një histori intime që zgjati dy vite, me takime sekrete të përjavshme.

Deri sa pastaj, marrëdhënia e tyre u bë publike dhe në SHBA plasi skandali
Shtuar më 16/11/2018, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori