Të gjithë sytë te vizita e presidentit kinez në Moskë, Perëndimi paralajmëron Kinën të mos i dorëzojë armë Rusisë

Vëmendja e komunitetit ndërkombëtar është te bisedimet mes Vladimir Putinit dhe Xi Jinpingut , pasi presdenti kinez po zhvillon sot vizitën e tij të parë në Moskë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Si Ukraina ashtu edhe një bllok i vendeve perëndimore kanë bërë thirrje që presidenti kinez të zhvillojë bisedime që t’i shërbejnë përfundimit të luftës, ndërsa SHBA-të kanë treguar se i shikojnë bisedimet Moskë-Pekin si një pranim të veprimeve ruse nga ana e Kinës.

Kievi thotë se po monitoron nga afër udhëtimin e Xi, ndërsa pret që presidenti kinez të hapë një dialog për de-përshkallëzimin e dhunës së luftës.

Perëndimi e sheh takimin si një sukses nëse Putini bindet të tërheqë trupat dhe të ndalojë bombardimet e qyteteve, spitaleve dhe shkollave. Në të njëjtën kohë, Perëndimi ka paralajmëruar Kinën se armatosja e Rusisë do të ketë pasoja të rënda.

Pak më herët, përfaqësuesi i presidencës ruse, Dmitry Peskov, tha se plani i paqes i Kinës do të hidhet në tryezë gjatë bisedimeve dypalëshe./albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 15:51