Nga Fatos Nano te Blendi Fevziu, 2 lagjet ku jetojnë VIP-at e Tiranës (FOTO LAJM)

Ndodhemi afro katër kilometra larg qendrës së kryeqytetit, jo shumë larg Parkut të Liqenit dhe Kopshtit Botanik. Me siguri që e kuptuat se bëhet fjalë për Kodrën e Diellit, një nga zonat më të preferuara të personazheve të njohur shqiptarë, të të gjitha fushave.

Nuk do të ishte çudi të ndesheni aty rrotull me presidentin që bën pazar, i veshur me xhaketë xhins. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë dy nga emrat e politikës që jetojnë në këtë zonë.

Po kështu edhe Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa banojnë në në nga vilat luksoze. Klajda Gjosha mbyll listën e politikanëve.

Shtojmë se gazetari Çim Peka i është referuar disa herë Veliajt si “komshi”, duke qenë se shtëpia e tij ndodhet pranë asaj të kryebashkiakut. Komshinj të tyre janë edhe gazetarët dhe analistët Mero Baze dhe Andi Bushati.

Në po të njëjtën lagje jetojnë edhe Enkel Demi dhe Mesila Doda.

Mundësit janë të larta që te Kodra e Diellit të shihni çiftet Marina Vjollca-Getoar Selimi, Marsela Çibukaj-Vitmar Basha, Orinda Huta-Turjan Hyska, Julka Gramo-Andi Gramo, Gaz Paja-Ira. Luanën gjithashtu e gjeni aty.

Emra të njohur të medias, si pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj, autori i “Opinion”, Blendi Fevziu, gazetari dhe kryeredaktori i ABC News, Armand Shkullaku dhe Arjan Çani banojnë gjithashtu në vilat e Rolling Hills.

Si një nga zonat më ekskluzive të Tiranës, Rolling Hills u zgjodh edhe nga ish-kryeministri Fatos Nano.

Pak kohë më parë, Ami dhe Ermali u bënë pronarë të një prej vilave luksoze të kompleksit.


Shtuar më 19/10/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori