16 vite diferencë, bashkëshortja e Gaz Pajës feston ditëlindjen e do habiteni nga mosha
Bashkëshortja e Gaz Pajës, Ira Seferi ka festuar ditëlindjen mbrëmjen e djeshme. Ira ka ndarë me ndjekësit disa foto nga momentet e bukura. Dyshja po ashtu janë në pritje të ëmbël të një vogëlushi.

Ira na ka treguar se ka kaluar një super mbrëmje ditëlindjeje të organizuar nga Gazi, pasi është mbushur me dhurata e surpriza. E veshur me një fustan rozë dhe me supet jashtë, ajo është dukur si një engjëll i vërtetë.

Fotot me barkun e rrumbullakosur të Irës janë pëlqyer shumë edhe nga ndjekësit të cilët nuk kanë nguruar ta urojnë për ditëlindje. Surprizat gjatë mbrëmjes nuk munguan, ashtu si edhe torta me numrin 25.

Ajo që vihet re është se aktori dhe bashkëshortja e tij kanë rreth 16 vite diferencë me njëri-tjetrin, pasi ai është 41-vjeç.
Shtuar më 09/10/2019, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori