Mediat franceze kanë konfirmuar se të paktën 16 vetë janë arrestuar në lidhje me një grabitje të armatosur ndaj Kim
Kardashian West në
Paris, gjatë muajit tetor të vitit të kaluar. Sa i takon
grabitjes, policia franceze tha se gjurmët e ADN-së, të lëna në vendngjarje, çuan në arrestimet.
Personat janë arrestuar në disa operacione të kryera herët në mëngjes në rajonin e Parisit. 36-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, e martuar me reperin Kanye
West, tha se ajo kishte pasur frikë se do të vritej nga grabitësit.
Kardashian West ndodhej në kryeqytetin francez për javën e modës në
Paris, bashkë me të ëmën, Kris
Jenner dhe motrën e saj, Kendall
Jenner.
Kanye
West ishte në skenë në një spektakël në Nju Jork në kohën e
grabitjes, e pasi mori lajmin u tha fansave: Më vjen keq, emergjencë familjare. Duhet të largohem! /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2017,
ora 12:18