14 mijë euro, foto e papublikuar e Beatles
Kjo është një fotografi e papublikuar asnjëherë më parë e grupit legjendar Beatles e cila do të shitet në ankand për rreth 14 mijë euro, në Londër.

Fotoja është një nga gjashtë të tillat, të cilat u realizuan për kopertinën e albumit “Abbey Road”. Fotoja është bërë në vitin 1969 dhe na shfaq pjesëtarët e grupit duke ecur në një rrugë në Londër në drejtim të kundërt, jo si fotot e tjera të kopertinës së diskut.

Gjithashtu Paul McCartney ka sandale të veshura ndërkohë që, tek fotoja e albumit është zbathur. Interesant është çmimi fillestar në ankand, 14 mijë euro.

Shtuar më 17/05/2012, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori