Dalin pamjet, momenti kur i vihet flaka gjatë natës furgonit në Korçë (VIDEO)

Albeu.com ka siguruar pamjet nga momenti i zjarrvënies së furgonit në Korçë. Siç shihet dhe nga videoja, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ku dikush është afruar dhe e ka shkrumbuar.

Mjeti ishte në pronësi të Romeo Torollari, i cili në dëshminë e tij ka thënë se nuk ka probleme me askënd, dhe zjarrin mund t’ia kenë vënë për shkak të konkurrencës.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 26.09.2022 11:03