1 vit pas ndarjes me djalin e Jozefina Topallit, reagon Eva Murati (FOTO LAJM)

Eva Murati dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, nisën të dukeshin nëpër media si çift diku rreth 2013-ës, kur filluan të publikoheshin fotot e tyre bashkë.

Asokohe Eva njihej si modele por vendosi ta ndryshojë drejtimin e karrierës së saj duke u bërë prezantuese e emisioneve sportive në “Tring”.

Duke qenë tashmë të dy personazhe të njohur, Eva dhe Genari shfaqeshin shpesh në media për postimet në rrjetet sociale.

Por, me të ndaluar postimet, u duk se çifti nuk ishte më një.

Vitin e kaluar, mediat shkruan se Eva dhe Genari ishin ndarë pas 8 vitesh bashkë, megjithatë asnjëri prej tyre nuk u prononcua në mënyrë direkte, përpos disa përgjigjeve tepër diskrete nga ana e Evës.

Eva foli pas shumë kohësh në lidhje me këtë çështje e ftuar tek emisioni “Treshat” i Bora Zemanit dhe vëllezërve Veshaj. Në emisionin që transmetohet javën e ardhshme, ajo zbuloi përse ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur në lidhje me çështjen.

“Jam përpjekur ta evitoj këtë pyetje sepse më përpara përgjigjesha lirshëm në intervista ndërsa tani që jam pjekur, përpiqem ta ngre figurën time publike.”

Burime për “Xing.al” zbuluan edhe se Evën e pyetën nëse do të pranonte të bëhej nuse në Shkodër dhe ajo u përgjigj:

“Pse jo?”
Shtuar më 13/07/2019, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori