1 ditë pas dasmës, Blero dhe Afrona organizojnë super festën me miqtë (VIDEO)
Ditën e shtunë këngëtari Blero dhe Afrona Dika kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Ato i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit para altarit në një ceremoni të organizuar përgjatë bregdetit, në "Ranën e Hedhun”. Në dasmë ishin të ftuar shumë personazhe VIP, miq dhe familjarë të cilët iu bashkuan atmosferës së gjallë martesore.

Blero dhe Afrona kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale foto të ndryshme nga dasma dhe në ditën e madhe ato u shfaqën më të lumtur se kurrë. Mbrëmjen e djeshme ato kanë organizuar një festë në një bar të Prishtinës dhe kanë mbledhur rreth vetes familjarë e miq mes të cilëve mund të përmendim: Medën, Shkurte Gashin, Besnik Qakën, Labinot Gashin e të tjerë.

Si Blero ashtu dhe Afrona kanë ndarë me ndjekësit e tyre video dhe momente nga kjo festë, e organizuar në kuadrin e martesës. Të gjithë shihen duke kërcyer, duke pirë e duke qeshur në praninë e njëri-tjetrit.

style="width:100%;height:0px;position:relative;padding-bottom:177.778%;">


style="width:100%;height:0px;position:relative;padding-bottom:177.778%;">
Shtuar më 24/09/2019, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori