Zv/kryeministri rus tallet me Obamën, ja me çfarë e krahason
Pëlqej
Të bësh shaka në rrjetet sociale, tashmë nuk përbën ndonjë çudi, por ama që të tallen liderët, kjo është për tu marrë parasysh. Një situatë jo fort e këndshme është krijuar, teksa objekt tallje është kthyer Barack Obama.

Ka qënë zëvendës kryeministri rus, Dmitry Rogozin, i cili ka postuar një foto në rrjetin e tij social Twitter, me të cilën 'tallet' me presidentin e SHBA, Barack Obamën.

foto duket presidenti i SHBA, Obama, i cili mban në dorë një qenush dhe presidentin e Rusisë, Putin, i cili mban në dorë një leopard. "Ne kemi vlera dhe aleatë të ndryshëm”, ka shkruar Rogozin, në fotografinë e postuar. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori