Zihen Beyonce dhe Kim, del hapur konkurrenca (FOTO LAJM)

Janë thelluar edhe më tej mosmarrëveshjet që kanë pasur prej kohësh Kim dhe Beyonce. Ato kanë nisur që prej dasmës së Kim, e ndësa turneu i Beyonces së bashku me Jay-Z, ka sjellë edhe xhelozi nga ana e Kim.

Beyonce Knowles së bashku me burrin e saj, reperin Jay-Z, janë duke e mbajtur turneun e tyre historik "On The Run", i cili si duket nuk u prit mirë nga çifti rival. Vendosja e maskave në fytyrën e tyre për të promovuar turneun, ka bërë që e famshmja Kim Kardashian të reagojë për këtë gjë.

Ajo ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën shihet reperi Kanye West i mbuluar me maskë në fytyrë, me mbishkrimin ‘Vitin e kaluar. Ikona e stilit’. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2014, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori