Një “lumë” skuadrash në garë për Timo Werner

Timo Werner po ‘vuan’ te Chelsea, pasi nuk është titullarë në formacionin e Thomas Tuchel.

Hapësirat e pakta që nga ardhja e Romelu Lukakut, kanë bërë që sulmuesi gjerman të kërkojë një aventurë të re diku tjetër.

Sipas ‘Express Sport’, janë plotë katër ekipe evropiane që po vështrojnë situatën e Werner dhe janë të gatshme të bëjnë ofertë për transferimin e tij verën e ardhshme.

Bayern Munich, Dortmund, Juventus dhe Atletico Madrid janë skuadrat e interesuar për shërbimet e gjermanit.

Werner ka kontratë me “The Blues” deri në qershor të vitit 2023, ndërsa këtë sezon ka zhvilluar tetë ndeshje me klubin në të gjitha garat duke realizuar dy gola e një asistim.


Shtuar 5.10.2021 21:35