Velina e "Fiks Fare" thyen heshtjen: Jam ndarë me Arjonin, tashmë vetëm
Pëlqej
Biondja simpatike Viola Spiro, tashmë që është ndarë nga Arjon Muça, duket se do ti përkushtohet plotësisht televizionit. Nje jetë e re do të startojë për të, ndërsa është shprehur se i është përkushtuar botës së televizionit.

Plot katër vite e njohur si velina bionde e "Fiks Fare" në Top Channel, tashmë në ekran si moderatore, pasi ka firmosur kontratën e re për dy emisione.

Gjatë një interviste ajo ka thënë: "Jam single dhe po i përkushtohem punës. Kam ndërmend të rri gjatë kështu, e nëse lidhem me dikë, s'do jetë më publike". /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori