Vdes kantautori Michael Johns i "American Idol"
Pëlqej
Ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare Michael Johns, një nga finalistët e talent show-t të përjavshëm në Amerikë, “American Idol”.

Dyshohet se vdekja e parakohshme i ka ardhur si pasojë e formimit të një sasie gjaku të ngrirë, në kyçin e këmbës.

Michael Johns kishte një talent të paparë. Jemi thellësisht të mërzitur dhe te trishtuar nga vdekja e tij.

Ishte pjesë e familjes dhe do të na mungojë vërtetë shumë. Zemrat dhe lutjet tona janë me familjen e miqtë e tij në këtë moment të vështirë”, kanë thënë producentët e American Idol. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori