Usher dorëhiqet: S'do merrem më me Bieber
Ndonëse suksesi i Justin Bieber është i padiskutueshëm, kjo është arritur falë punës intesive të Usher, i cili e ngjiti në skenë.

Në një deklaratë për mediat rozë, super-ylli i muzikës RnB, Usher, është rrëfyer se tashmë i ka dhënë liri të plotë Bieber që të veprojë si të dojë. Ai e ka këshilluar sa i takon skandaleve të fundit.

“Unë i kam dhënë çdo këshillë të mundshme dhe i kam thënë se është në dorën e tij, nëse ai dëshiron të shkëlqejë. Tani që po shoh gjërat që po ndodhin përreth tij, them se ai duhet t'i menaxhojë vetë.

Unë nuk kam turp për këtë dhe as nuk them se është mëkat që nuk po merrem më me të, sepse thjesht është proces jetësor”, ka thënë më tej ai. /albeu.com/

Shtuar më 07/06/2014, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori