Topalli pushon në mal, “arratiset” nga politika (FOTO LAJM)

Pëlqej
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, aktualisht po kalon disa ditë pushimi me familjen e saj. Ish-kryetarja e parlamentit ka zgjedhur të relaksohet në mal. Në fotot që ajo ka postuar në rrjetin social Facebook, shihet në formën e saj më të mirë dhe energjike, ndërsa shëtit në mal së bashku me vajzën e saj Megi dhe dy mbesat.

Bashkangjitur dy fotove të tjera, Jozefina Topalli ka shkruar: "Shkodrën e ka bërë Zoti të bukurën e dheut! Brënda nje ore shkon nga mali në det, duke kaluar edhe anës liqenit, disa lumenjve, luginave ...e Kalasë së Rozafës!!!". /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori