“The voice of Albania” largon Elton Dedën, ja arsyet (FOTO LAJM)

Pëlqej
Me anë të një statusi të postuar në rrjetin social Facebook, kantautori i njohur Elton Deda ka njoftuar të gjithë fansat e tij se nuk do të jetë pjesë e trajnerëve në “The voice of Albania 4”. Ai sqaron edhe arsyet e largimit nga ky spektakël, duke nënvizuar se nuk është një zgjedhje personale.

"Miq të dashur. Me keqardhje ju njoftoj që këtë vit nuk do jem pjesë e trajnerëve në The voice of Albania 4. Kjo, jo për zgjedhje personale por sepse bordi i Top Channel ka vendosur të freskojë panelin me dy artistë të tjerë.

Për mua ka qënë një eksperiencë fantastike pjesmarrja ime për 3 vjet rrjesht. Falenderoj artistët e skuadrave të mia, Top Channel që më dha mundesinë të shprehesha përtej kengës si dhe dashamirësit që më kanë mbeshtetur.

I uroj shumë suksese panelit të ri dhe shpresoj të shkojnë përtej standarteve që me aq fanatizëm i mbajtëm ne per tre vjet. Sidit dhe Almës por edhe Gencit me Elsën. Ju dua shumë", përfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori