Steven Seagal mban një koncert në Krime
Pëlqej
Steven Seagal ka mbajtur një koncert në Krime, në një skenë të rrethuar nga flamujt e separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

Ai dhe grupi i tij blues hipën në skenë, gjatë një shfaqje të motoçiklistëve në qytetin e Sevastopolit, ku ndodhet dhe baza e Flotës Ruse në Detin e Zi.

Seagal tha se kishte udhëtuar në Krime, “pasi muzika bashkon njerëzit”, raportoi agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”. Atij i'u dha edhe një bluzë me fytyrën e presidentit Putin, të cilën ai e mbajti dhe e ngriti lart teksa falenderonte turmën. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori