S'ka ku të çojë 'thasët' me lekë, djali i Fullanit fshin djersët me 500 euro (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndonëse nuk ka punuar asnjë ditë në jetën e tij, falë pasurisë së të atit, ai mund të blejë çfarë ti shohë syri, madje turret drejt çmimeve të kripura.

Ndoshta nuk mund ta besonit se ekziston edhe kjo pjesë e këtij realiteti të hidhur, por mjafton të navigoni në Instagramin e djalitFullanit, për të parë se të ardhurat nuk kanë asnjë vlerë dhe se me ato, edhe mund të fshijë djersët.

Po përballemi me të ashtëquajturën krizë, por kjo nuk ekziston aspak për xhepat e djalit 20 vjeçar, i cili shijon një jetë luksi, aq sa të gjithë do ta kishin zili.

Fotot të cilat tashmë po bëjnë xhiron e botës, janë publikuar sot në gazetën “Panorama”. Fotot janë shokuese, ndërsa djersa e të riut fshihet pa pikën e problemit me 500 euro. Fotot e djalit 20 vjeçar të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili fshin me 500 euro djersët, pushime luksoze ku lahesh me shampanjë, makina super të shtrenjta, celularë të larë me flori, koleksione orësh, janë shpërndarë në kohë rekord në rrjetet sociale.

Fotot e postuara në Instagram nga Erik Fullani, djalit 20 vjeçar të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, janë publikuar sot në gazetën “Panorama”.

Ja çfarë shkruan Panorama:

Mjafton që të jetë e shtrenjtë, po shumë e shtrenjtë ama, dhe ajo bëhet menjëherë pasioni i çmendur i Erikut.

Mjafton të shohësh faqen personale në Instagram të djalitFullanit, Erikut, për të kuptuar se çfarë jete bën djali i Ardian Fullanit, megjithëse nuk ka punuar as edhe një ditë në jetën e tij, raporton "Panorama Plus".

Pushimet me shampanjë, makina super të shtrenjta, celularë të larë me flori, skedina bastesh që i publikon me krenari dhe qershia mbi tortë, një koleksion prej disa dhjetëra orash, ku çdonjëra prej tyre bën disa mijëra euro.

Mjafton të shikoni markat dhe t’i verifikoni në faqet e këtyre firmave. Dhe mbasi lodhet shumë duke bërë këtë jetë luksoze, Eriku nuk përdor shami për të fshirë djersët, por i fshin…me 500 euro!!!!!

Dhe të mendosh që Eriku është vetëm 20 vjeç dhe nuk ka punuar asnjë ditë në jetën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori