Shpenzime marramëndëse për një apartament, Rihanna ndihet e lumtur
Pëlqej
Shpenzimet e saj janë gjithmonë të larta sa i takon pushimeve të luksit. Por Rihanna kur vjen puna për një apartament në Nju Jork, shpenzon shuma marramëndëse. Këngëtarja ka marrë me qera një apartament në Nju Jork që në fillim të këtij viti, kur vendosi të shpërngulej nga LA. Por tashmë duket se ka gjetur një shtëpi të përhershme, pasi është parë duke parë një apartament në lagjen Tribeca.

“Ajo kishte veshur një xhaketë të gjatë të zezë dhe taka të larta, sikur ishte bërë gati të performonte. Nuk ishte një look i përditshmërisë”, tha një burim. Rihanna shpenzoi një kohë të mirë duke parë dhomat e dizejnuara nga arkitekti Enrique Norten. Apartamenti është rreth 5.350 m2 me 4 dhoma luksi dhe 4 tualete. Kjo ndërtesë përmban edhe palestër, pishinë dhe shumë ambiente të tjera. Nga fillimi i vitit, 26 vjeçarja ka marrë edhe një apartament me qera në Manhatan për 36 mijë USD në muaj. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori