Shokon Rita Ora: Adhuroj Calvin Harris (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndonëse ata janë ndarë në muajin qershor, Rita Ora ende adhuron Calvin Harris. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ajo ka thënë se asnjëherë nuk do të kishte guxuar të tregonte për ndarjen në rrjetet sociale.

Falë Harris edhe Rita Ora nuk nguroi ti kundërpërgjigjej me të njëjtën monedhë. Gjatë një interviste për revistën “Glamour”, këngëtarja ka folur për ndarjen nga i dashuri i saj, Calvin Harris.

“Ne kemi punuar shumë fort dhe ishim së bashku kudo nëpër koncerte”, ka thënë 23-vjeçarja. “Sinqerisht, nëse Calvin nuk do e kishte bërë këtë, as unë nuk mund ta bëja. Më mori 5 ditë për të shkruar 3 fjali”.

Një burim thotë se ajo ishte shumë në siklet pas postimit të D.J. skocez për dhënien fund të romancës. Ajo mendoi se Calvin nuk do ta bënte publike, kështu që Rita u shokua.

Kohët e fundit, Rita Ora duket se e ka gjetur dashurinë e saj, ndërsa mësë shumti është parë të jetë pjesë e kopertinave të shumta. Këngëtarja shquhet edhe për stilin e saj të veshjes. /albeu.com/

Shtuar më 08/08/2014, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori