Shokohen paparacët, Richard Gere i veshur sport për në tapetin e kuq

Pëlqej
Ndonëse është një ndër yjet e Hollivudit, Richard Gere nuk i ka kushtuar rëndësi veshjes së tij në tapetin e kuq. Ai ka çuditur të pranishmit por edhe paparacët, teksa mbante një kapele dhe kishte veshur xhinse.

Me këtë veshje sport, ai bënte diferencën para aktorëve të tjerë me kostum. Aktori i njohur gjatë premierës së filmit të tij më të fundit, është shfaqur në publik dhe ka kaluar mbi tapetin e kuq i veshur mjaft thjesht, me xhinse dhe kapele. Pavarësisht se bëhej fjalë për një ngjarje mjaft të rëndësishme, ylli i filmit “Pretty Woman”, nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur paraqitjes së tij përpara fansave dhe medias. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2014, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori