Shakira tundohet nga “Playboy”, foto me një kusht
Pëlqej
Vetëm me një kusht të vetëm, Shakira do të pranojë kërkesën e revistës “Playboy”, e cila prej kohësh dëshiron që ta shikojë në kopertinën e saj.

E dashura e futbollistit Gerard Pique, pavarësisht ofertave, ka vendosur që ta marrë seriozisht këtë projekt. Këngëtarja kolumbiane do të pranojë të fotografohet nga kjo revistë vetëm me një kusht, që të mos fotografohet tërësisht e zhveshur, duke tunduar me transparencë.

Dyshohet se kjo pendesë është krijuar për shkak të xhelozisë së Pique, i cili sipas miqve të afërt të çiftit, nuk e ka pritur aspak mirë këtë ofertë. Me paratë e marra nga revista, Shakira do ti investojë në fondacionin e saj për ndërtimin e shkollave të reja. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2014, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori