Shakira në pritje të djalit të dytë
Pëlqej
Pas shumë zërave se Shakira është shtatzënë, ajo ka pranuar publikisht se është në pritje të një djali të dytë. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Shakira është rrëfyer se dashuria në çift ka qëndruar konstante dhe se është në pritje të një djali.

Përflitej prej javësh për shtatzaninë e këngëtares 37-vjeçare me partnerin e saj, mbrojtësin e Barcelonës Gerard Pique.

Këngëtarja ka rrëfyer për versionin spanjisht të revistës Cosmopolitan se: “Po jam shtatzanë. Pres një fëmijë të dytë, një djalë të dytë”.

Dashuria jonë ka qendruar konstante gjatë gjithë këtyre viteve”, ka thënë ajo. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori