Seth Rogen me një film të ri
Pëlqej
Aktori 32-vjeçar Seth Rogen është parë në Nju Jork me mjekër gjatë xhirimeve të filmit të tij më të ri ‘Untitled Christmas Eve Project’. Ai u bashkua në sheshxhirim me kolegët e tij Joseph Gordon Levitt dhe Anthony Mackie.

Filmi tregon historinë e tre shokëve që pas shumë vitesh arrijnë të mblidhen për të kaluar Krishtlindjet së bashku. Në momentin që takohen, kaosi dhe çmenduria shpërthejnë menjëherë. Filmi në fjalë pritet të shfaqet në kinema gjatë vitit 2015. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori