Po shkonte në shtëpi me biçikletë, e përplasi furgoni! Ndërron jetë 11 vjeçarja shqiptare në Itali

Emanuela Brahja, vajza e vogël 11-vjeçare në Campodarsego të Italisë, ka ndërruar jetë pas përplasjes nga mjeti tip Mercedez Benz.

Në momentin e aksidentit, ajo ishte duke u kthyer në shtëpi me biçikletën e saj.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e hënë dhe pas dy ditëve luftë me jetën , ajo nuk arriti të mbijetojë dhe ndërrojë jetë mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Padovës.

Vetëm një javë më parë familja kishte humbur gjyshin e tyre i cili jetonte në Milot të Shqipërisë dhe pa u shëruar mirë nga dhimbja e ikjes së tij, për familjen shqiptare erdhi edhe një “goditje” më e dhimbshme, ajo e ikje së engjëllit të vogël, Emmanuela.

Shtëpia në të cilën jeton prej disa vitesh familja shqiptare është mbushur nga miq dhe familjar për t’i dhënë lamtumirën e fundit, vajzës së vogël që iku kaq padrejtësisht nga kjo jetë.

Një nga banorët, ndër të parët që shkoi në vendngjarje, tregon se drejtuesi i mjetit ishte ulur në rrugë i tronditur dhe dridhej nga ajo çka kishte ngjarë. Prokuroria do ta hetojë shkaktarin për vrasje rrugore, ndërkohë që testi i alkoolit ka dalë negativ./albeu.com