Rrëfehet Eva Mendes: Doja të bëhesha murgeshë
Pëlqej
E rritur në një familje të varfër, aktorja Eva Mendes gjithmonë ka pasur dëshirën që të bëhej murgeshë. Ajo ndryshoi mendim në kohën që mësoi se motrat nuk kanë të ardhura, ndaj ëndrrat e saj u ndërprenë.

Gjatë një interviste të dhënë për televizionin gjerman “Tele 5”, aktorja ka rrëfyer se nga mosha 5 deri 10 vjeçe, e kishte vendosur se do të bëhej murgeshë.

“Jam rritur në një familje shumë të varfër dhe kur isha vetëm 10 vjeçe i thashë nënës time se kur të rritem do t’ju blej një shtëpi. Por motra që e dinte dëshirën time për tu bërë murgeshë, më tha se motrat nuk kanë para, prandaj është e pamundur të blesh shtëpi”, ka thënë Mendes. Vetëm kaq ka mjaftuar, që ajo të ndryshonte menjëherë mendim, për të siguruar një të ardhme më të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori