Puthje në mes të koncertit, Noizy konfirmon lidhjen me Dhurata Dorën?! (VIDEO)

Noizy dhe Dhurata Dora janë padyshim dy artistë shumë të arrirë në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm.

Këtë verë, dyshja solli këngën “MI AMOR”, i cili rezultoi një hit i vërtëtë.

Pavarësisht suksesit në muzikë, të dy artistët janë shumë hermetikë për jetën e tyre private, rreth të cilëve nuk dihet pothuajse asgjë rreth jetës romantike.

Por një video, po hedh dyshime të forta rreth një lidhje të tyre romantike.

Në një nga koncertet, Noizy duket mjaft i afërt me Dhuratën së cilës i dhuron një puthje mjaft intime, e nga ana tjetër këngëtarja duket mjaft e qetë për këtë fakt.

Mos vallë mes dy artistëve ka lindur një histori dashurie? /albeu.com/