Rita Ora, një profesioniste që maskon mërzitjen
Pëlqej
Mediat rozë britanike shkruajnë ende se Rita Ora është ndjerë e ofenduar nga mënyra se si Calvin Harris kishte zgjedhur të ndahej, pa i'a komunikuar më parë këtë vendim personalisht, por duke e njoftuar në Twitter.

Të mërkurën ajo u largua nga studio gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive në Majemi, kur u pyet në lidhje me Calvin Harris.

Si një profesioniste e vërtetë në publik, ajo shfaqet gjithmonë me buzëqeshjen që e maskon gjendjen në të cilën ndodhet.

Rita dhe Calvin u ndanë në muajin qershor. Sa i takon ndarjes, ata fillimisht fajësuan distancën për shkak të angazhimeve profesionale. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori