Rita Ora: Kurrë nuk do të shkoj në Big Brother
Pëlqej
Rita Ora ka zbuluar se ajo asnjëherë nuk ka qënë e interesuar që të jetë pjesë e ndonjë show televiziv. Ndonëse ajo është fanse e shumë emisioneve, nuk do të donte të zhgënjente fansat e saj me paraqitjen e saj.

Ajo ka thënë se është fanse e serive si Big Brother dhe “Strictly Come Dancing”, versionit britanik të “Dancing With The Stars”, por është e sigurt se ajo kurrë nuk do të garojë.

“Kurrë nuk do të shkoj në Big Brother, sinqerisht kurrë nuk do ta bëj atë. I shoh, por kurrë nuk do të jem pjesë e tyre....Do të doja të performoj si e ftuar në Strictly Come Dancing. Më pëlqen që ata kanë performues atje... por nuk dua të dal të vallëzoj në dyshemenë e salles... po ju them se nuk dua ta turpëroj veten”, ka thënë Rita Ora për Kiss FM. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori