Richard Gere i rikthehet suksesit: Nuk e kam merituar
Pëlqej
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, aktori Richard Gere është shprehur se nuk e meriton suksesin e arritur.

Në një intervistë për të përjavshmen “Grazia”, ai ka folur për jetën e tij, për karrierën si dhe për zgjedhjet që i është dashur të bëjë.

“Kur kam qenë i ri udhëhiqesha nga dëshira për të bërë mirë dhe dëshiroja që puna ime të ishte e dukshme, prandaj e pashë kinemanë si mjetin e duhur, për të përcjellë pozitivitetin.

Mund të kem luajtur role të gabuara, por gjithmonë kam qenë i udhëhequr nga ndjenja e përgjegjësisë. Nuk mendoj se e kam merituar të gjithë suksesin që kam arritur”, ka thënë aktori amerikan. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori