Si ndikon lëngu i limonit tek gurët në veshka?

Lëngu i limonit përmban sasi të larta të acidit citrik dhe atij askorbik që njihet ndryshe si vitamina C. Këto acide ulin gjasat e formimit të gurëve në veshka si pasojë e depozitave të kalciumit.

Citratet janë kripëra të acidit citrik që lidhen me kalciumin dhe bllokojnë formimin e gurëve. Duke marr lëngun e dy limonave të tretur në një gotë ujë cdo ditë, rriten citratet në urinë dhe pakësohet rreziku i gurëve në veshka.

Kësisoj, ekspertët thonë se lëngu i limonit mund të ndalojë formimin e gurëve në varësi të faktorit që i nxit ato.

Sasia e Nevojshme e Lëngut të Limonit: Një sasi prej 60-120 ml lëng limoni ofron sasi të mjaftueshme të acidit citrik dhe shumë antioksidantë që mirëmbajnë shëndetin e veshkave. Lëngu i limonit duhet të jetë i freskët dhe i shtrydhur nga një limon. Lëngjet e paketura nuk përmbajnë enzima apo ushqyes thelbësorë. Lëngun e limonit mund ta përzieni në çaj, mjaltë ose të bëni limonatë me të dhe ta pini rregullisht gjatë ditës


Shtuar 14.10.2021 16:11