Refuzohet kërkesa për lirim, vrasësi i Lennon do qëndrojë në burg
Pëlqej
Pas refuzimit për të tetën herë të kërkesës për lirimin e tij, do të qëndrojë sërish pas hekurave vrasësi i John Lennon, Mark Chapman. Funksionarët e burgut të New Yorkut, ku qëndron autori i vrasjes së pjesëtarit të grupit “The Beatles”, 34 vjet më parë kanë thënë se ai mund të kryejë sërish krime të tjera.

Lirimin e tij e ka kundërshtuar edhe vejusha e Lennon, Yoko Ono. Burime nga burgu kanë thënë: “Nëse do ta lironim në këto momente, ka një propabilitet shumë të madh që Chapman nuk mund të jetojë në liri pa thyer sërish ligjin”. 59 vjeçari Mark Chapman, po vuan dënimin pasi vrau në datën 18 dhjetor të vitit 1980, legjendën John Lennon. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori