Rebelohet Gjebrea për "Kënga Magjike": S'ka mik, me mua s'funksionon
Pëlqej
Ardit Gjebrea është treguar sbumë i rreptë me të gjithë personat të cilët ndërhyjnë për tu bërë pjesë e festivalit "Kenga Magjike".

Me anë të një statusi të postuar në rrjetin social Facebook, Arditi ka kërkuar transparencë dhe aspak të bëjë favore në nder të miqve.

Sipas tij, kjo nuk ështe e udhës dhe se do të ketë masa ndëshkuese, deri në mos kalimin e këngës nga komisioni përkatës.

"Për 2 ditë fillojnë pranimet për festivalin "Kënga Magjike". Rregulli dihet: kush ndërhyn për kengët që të pranohen, ato as nuk kalojnë pranë komisionit, por përjashtohen nga gara.

Pak më parë një i njohuri im ndërhyn për dikë nga Zvicra dhe unë i them: Në website zyrtar janë të gjitha rregullat e festivalit.

Tashmë nga Zvicra nuk pushon zilja e telefonit. Sigurisht unë nuk përgjigjem dhe ky status është për të lajmëruar publikisht të gjithë "miqtë" që nëse do të nderhyjnë për të njohurit apo të afermit e tyre duke më kërkuar favore, me mua nuk funksionon. Jemi ne rregull Arben?!", përfundon mesazhi i tij. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori