Policia mbyll koncertin e Aurela Gaçes
Pëlqej
Fansat e Aurela Gaçes janë mërzitur dje, pas ndërprerjes së koncertit. Ashtu siç bën me dije këngëtarja me anë të një postimi në Facebook, vetëm pak minuta pasi ajo nisi të këndonte, policia ndërhyri në lokalin ku ajo po realizonte koncertin e saj, duke mbyllur koncertin e duke shpërndarë njerëzit për shkak të tejkalimit të orarit.

Me anë të këtij postimi, Aurela ka kërkuar ndjesë, duke ofruar një koncert falas për dashamirësit e saj dhe ata që kishin prerë biletat për ta ndjekur.

"Në 20 vjet live për publikun, nuk më kishte ndodhur asnjëherë si mbrëmë.

Fillon sezoni veror për Vlorën e për zonat bregdetare. Marr ftesa si shumë këngëtarë që të shkoj të performoj për qytetarët e atij vendi e për pushuesit. Vlora ma rezervon gjithmonë një datë, një nga clubet e mëdha beri ftesë si çdo vit.

Të gjitha herët që kam qënë, çdo vit, koncerti ka filluar vonë. Arsyet? Megjithëse e vendos orarin në 10 hyrja, janë të paktë njerëzit qe vijnë vërtetë në atë orë.

Shumë ngelin në trafik, që ka raste të paktën në Vlorë, bllokohen edhe me orë, duke i parkuar makinat larg e duke ecur edhe në këmbë për të hyrë në koncert. Ashtu siç ndodhi edhe mbrëmë.

2 mijë njerëz ndenjën në rradhë e në trafik deri sa më në fund ishin të gjithe brënda. Nese publiku arrin të futet brënda vonë, për rrjedhojë edhe unë jam në pritje të futjes brënda të gjithë publikut, nuk mund të filloj të performoj kur aty akoma vazhdon të mbushet salla.

Unë prisja me padurim të merrja dashurinë e tyre, e ata timen. Filloi koncerti. Çdo vit ndodh që koncertet fillojnë mbas 12 e gjysmës. Sipas ligjit, mbas 12 nuk ka muzikë. Por, e vërteta është se muzika vazhdon si për clube e për dasma deri në mëngjes.

Hyjnë forca policie. Shumë forca policie. Mbremë ishin të vendosur, urdhri ishte i prerë. Të mbyllej vendi.

2 mijë njerëz sapo filluan të argetoheshin. Sapo kishin filluar pijen e parë. Une sapo fillova 5 kënget e para.....

Nëse ky është një rregull, të lutem shteti im zbatoje për të gjithë. Të shkojnë të gjithe të nxjerrin lejet perkatëse për clubet e tyre, aq më tepër KUR DUAM EDHE TURIZEM.

Jam dakort nëse kjo gjë do të ndodhte çdo dite me të gjitha clubet, dasmat, festa që e leshojnë zërin deri në kupë të qiellit. 3 ditë më parë në një club tjetër në Vlore ndodhej një artist shqiptar dhe muzika vazhdoi deri në mëngjes.... Një natë perpara në clubin ku unë isha e ftuar, ishte përsëri e ftuar një artiste tjetër. Ateherë do të thosha, ok ka një ligj e duhet zbatuar. Unë jam e ftuar të performoj dhe nuk merrem me lejet.

Unë jam e ofenduar, ashtu si ata 2 mijë vetë që kishin lënë edhe fëmijët me gjyshet, ndenjën në trafikun e famshëm të Vlores, pritën në rradhë, paguan. Po ashtu unë kisha një staf shumë të madh njerëzish që punuan dy ditë për të ngritur një skenë që nuk ekzistonte. Mund të dal edhe unë me një DJ edhe të bej sikur këndoj dhe nuk kam nevojë për staf me vete. Por nuk pranoj ta gënjej publikun, e për rrjedhojë shumë clube nuk arrijne të më kenë aty me gjithë stafin e madh që më duhet për të sjelle para publikut atë që quhet koncert i vërtetë.

Nuk di se kush dha urdhër të hynin në fillim te koncertit forca të mëdha policie. Nuk merrem as me inate të vogla o të mëdha të askujt. Jam artiste, thërritem të performoj, clubi plotëson kushtet e "Koncertit LIVE " dhe unë kam për detyrë shpirtërore të argetoj publikun që më ndjek. Nëse do të kishte pasur problem më parë me të gjitha clubet, atëherë do ta pranoja.

Kërkoj falje publike atij publiku që priti mbrëmë me orë, jo për fajin tim, sepse edhe unë prisja të futeshin të gjithë brënda e ti argëtoja me shpirt, sepse dashurinë e kthej vetëm me dashuri.

Unë vetë personalisht do të bej diçka që nuk e kam bërë kurrë. Do të kerkoj lejet përkatese nga administrata, qoftë bashkiake, qoftë ajo policore, që ai koncert ose ajo dashuri që u pre në mes mbremë, të zhvillohet në një datë të afërt. U merzita sa s'ka. Jetoj për dashurinë e këtij publiku .

Nuk di nëse këto leje jepen në letra. Unë do ti kërkoj. Por përderisa argëtimi vazhdon për të gjitha clubet e ambjentet publike deri në orët e mëngjesit, shpresoj t'a marr edhe unë një leje ku të kem mundësi të jap dashurinë atyre 2 mijë vetëve që mbrëmë nuk arrita dot ta bëj". /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori