Përforcohen thashethemet, Gomez dhe Bieber të pandashëm

Pas shumë zërave që qarkullonin se Gomez e Bieber takohen me njëri-tjetrin dhe se ata edhe mund të jenë lidhur, dyshimet përforcohen edhe më shumë.

Duket se dashuria është aq e madhe, sa ata nuk mund të qëndrojnë dot larg, ndërsa thashethemet që qarkullonin prej kohësh tashmë konfirmohen.

Çifti është parë të martën në një studio regjistrimi në Hollyvud në mëngjes, pasdite në një piknik, e në mbrëmje në një klub nate në Bootsy Bellows.

Më pas, të dy janë parë duke dalë bashkë nga studio e regjistrimit me një Ferrari të këngëtarit. Ata kanë shmangur fotografët, ndonëse fotot qarkullojnë ngado.

Dy ditë më parë, thuhej se ata kishin qënë së bashku në ditëlindjen e një miku të tyre dhe se për një kohë të gjatë, kishin qëndruar së bashku. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2014, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori