Përballje e fortë, Radcliffe kërkon të jetë armiku i Bondit
Ylli i filmave “Harry Potter”, Daniel Radcliffe, ka shprehur dëshirën që të luajë në një film për James Bondin, por në rol negativ. Një burim pranë aktorit ka thënë se ai dëshiron që të provojë veten, në filmat aksion.

Daniel mendon se do të ishte një karakter i shkëlqyer negativfilmat për Bondin. Atij i pëlqejnë shumë ato filma, por i admiron negativët, po aq sa Bondin. Ai mendon se mund të paraqitet si një djalë i keq modern, një mendje e tmerrshme që dëshiron ta mposhtë MI5. Ndoshta ai nuk e ka fizikun për t’u përballur me Daniel Craigun, por aktrimi i tij mund te jetë një kërcënim”, ka thënë një burim pranë aktorit, për "The Sun. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2014, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori